Kulturë

Suhareka fton “Sunny Hillin”: Ju mirëpresim pa bllokada

FOTO: Lorika Gashi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Suharekës
 

Lajmi për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë është në qendër të diskutimit gjatë të martës në Kosovë. E drejtoresha e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi, i ka ftuar organizatorët që festivalin ta organizojnë në Suharekë e jo në Tiranë.

“Hajdeni në Suharekë. Ju mirëpresim, pa bllokada por me përkrahje të komunës dhe qytetarëve”, ka shkruar Gashi në Facebook.