Kulturë

“Muslim Mulliqi” për akademik Rexhep Ferrin si figurë qendrore e artit modern në Kosovë

“Shpesh edhe na e prishin mendjen e na turbullojnë ujërat. Bëjnë disa hile në jetë, të cilat kushtojnë. Por ne duke e falënderuar harresën, që i ndihmon njeriut ta ruajë drejtpeshimin e jetës, shpëtojmë edhe nga ato nëpër të cilat kalojmë”, ka thënë akademik Rexhep Ferri, pasi ka pranuar Çmimin, të mërkurën në ceremoninë e mbajtur në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”

Si piktor u takon brezave që vunë themelet e artit pamor në Kosovë, veprat e tij janë vlerësuar ndërkombëtarisht, e ekspozuar në qendra botërore të kulturës. Si mësimdhënës është prej atyre veteranëve që edukuan brezat e parë të Universitetit të Prishtinës. Nuk u ndal me kaq. Kritika, publicistika, proza, poezia e esetë e tij janë midis veprave të tij të njohura në këto anë.

 

“Është njëri nga personalitetet kryesore në historinë e artit modern dhe bashkëkohor në Kosovë. Njëri nga themeluesit e shumicës së institucioneve artistike, kulturore dhe edukative, të cilat merren me art dhe kulturë në vendin tonë”, shkruhet në arsyetimin e jurisë, e cila ia dha akademik Rexhep Ferrit çmimin kombëtar për veprimtari jetësore në artet pamore “Muslim Mulliqi”

Si piktor u takon brezave që vunë themelet e artit pamor në Kosovë, veprat e tij janë vlerësuar ndërkombëtarisht, e ekspozuar në qendra botërore të kulturës. Si mësimdhënës është prej atyre veteranëve që edukuan brezat e parë të Universitetit të Prishtinës. Nuk u ndal me kaq. Kritika, publicistika, proza, poezia e esetë e tij janë midis veprave të tij të njohura në këto anë.

Për krejt kontributin e tij prej piktori, Rexhep Ferri, i lindur më 1937, është nderuar me çmimin kombëtar për veprimtari jetësore në artet pamore “Muslim Mulliqi”. Ky është Çmimi më i lartë që jep Kosova në artet pamore.