Kulturë

Shqiptarët “e panjohur” më 1912, Kosova mobilizuese e përçarëse e viteve ‘40

Autorët, Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari dhe Teki Kurti, kanë sjellë studimet e tyre si pasqyrim i fakteve mbi qëndrimet zyrtare të këtyre Britanisë së Madhe e të Gjermanisë në aspekte të ndryshme si për nga pozicioni gjeografik e gjeostrategjik, politik, social e religjioz

“Pozita gjeografike, politike dhe popullsia shqiptare në dokumentet diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe 1912-1918” i Frashër Demajt, si dhe “Shqiptarët gjatë vitit 1943 sipas dokumenteve ushtarake gjermane” dhe “Shqiptarët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore (1944) sipas burimeve gjermane”, të autorëve Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj dhe Teki Kurti, janë librat që janë promovuar në ASHAK si botime të këtij institucioni. Me të parin, ndër të tjera demantohet ideja se Fuqitë e Mëdha nuk e kanë njohur problemin shqiptar, e nëpërmjet dokumenteve gjermane, Kosova e viteve ‘40 del në dy ekstreme: në njërin si shkaktare kryesore për mobilizimin e popullsisë, ndërsa në tjetrin si faktor për ndarjen dhe përçarjen e shqiptarëve

Tre libra shkencorë mëtojnë të hedhin dritë në historinë e popullit shqiptar, si shuarje e paragjykimit për qëndrimet e Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë, këndvështrimin e Britanisë së Madhe ndaj shqiptarëve këtu e 110 vjet më parë dhe ai i Gjermanisë, para tetë dekadash, në kohë ngjarjesh e kthesash të mëdha, gjatë dhe në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.