Kulturë

Shkrimtari ukrainas Serhiy Zhadan fitues i Çmimit të Paqes në Gjermani

Në romanet, esetë, poezitë dhe tekstet e tij, Serhiy Zhadan ka reflektuar veçanërisht mbi pushtimin fillestar të Rusisë në Ukrainën lindore në vitin 2014, duke përshkruar se si lufta e vazhdueshme ka shkatërruar jetët e njerëzve në rajon
 

Shoqata gjermane e botuesve dhe librashitësve ia ka dhënë Çmimin e Paqes për vitin 2022 shkrimtarit ukrainas Serhiy Zhadan.

“Ne e nderojmë këtë autor dhe muzikant ukrainas për punën e tij të jashtëzakonshme artistike, si dhe për qëndrimin e tij të qartë humanitar, i cili vazhdimisht rrezikon jetën e tij për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta dhe kështu për të tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së tyre”, ka thënë juria e çmimit.