Kulturë

Grabitje nën kërcënim të armëve në Panairin e Artit në Mastriht

Kjo nuk është grabitja e parë në “Tefaf”. Një gjerdan diamanti me vlerë rreth 1.2 milionë euro u vodh në ditën e parë të panairit në mars 2008. Dy nga katër të dyshuarit e rastit u arrestuan atë verë dhe u dënuan me 15 muaj burgim
 

Një grabitje e armatosur në panairin e artit “Tefaf” në Mastriht çoi në dy arrestime të martën. Videoja nga vendi i ngjarjes përputhej me deklaratat e policisë dhe të dëshmitarëve se katër persona ishin të përfshirë në grabitje, por nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë ishte vjedhur. Sipas raportimeve, autoritetet më vonë e izoluan nga publiku shtandin e kompanisë angleze të argjendarisë “Symbolic & Chase”.

Policia evakuoi të pranishmit pas grabitjes. Nuk është e qartë se çfarë është vjedhur. Menjëherë pas ngjarjes u raportua se nuk ka të lënduar.