Kulturë

Camaj, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të diasporës shqiptare

Studiuesi, dramaturgu e romancieri, Stefan Çapaliku, ka shpalosur letërkëmbimin me Camajn, i cili u lind më 21 korrik 1925 në Temal të Shqipërisë dhe vdiq më 12 mars 1992 në Lenggries, një vendbanim në jug të Gjermanisë

Si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm shqiptarë nga diaspora gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar është vlerësuar Martin Camaj në vitin kur janë mbushur 30 vjet nga vdekja e tij. Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë të martën është mbajtur tryeza shkencore “Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar”. Studiues të ndryshëm janë paraqitur me kumtesat e tyre duke veçuar Camajn si një figurë përmbajtjesore të letërsisë shqipe.

 

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë të martë është mbajtur tryeza shkencore “Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar”. Studiues të ndryshëm janë paraqitur me kumtesat e tyre duke veçuar Camajn si një figurë përmbajtorësore të letërsisë shqipe. Akademik Shaban Sinani ka thënë se Camaj është shkrimtari më i rëndësishëm i nënsistemit letrar shqiptar të diasporës në një gjysmë shekulli. Sipas tij, ai qe paraprijës i letërsisë së botuar shqipe në Kosovë e themelues i saj. “Ai mbetet fenomen unik në letërsi dhe studiuesit do të kenë punë për një kohë të gjatë me të”, ka thënë Sinani për shkrimtarin që ka jetuar në Gjermani

Si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm shqiptarë nga diaspora gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar është vlerësuar Martin Camaj në vitin kur janë mbushur 30 vjet nga vdekja e tij. Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë të martën është mbajtur tryeza shkencore “Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar”. Studiues të ndryshëm janë paraqitur me kumtesat e tyre duke veçuar Camajn si një figurë përmbajtjesore të letërsisë shqipe.

Akademik Shaban Sinani ka thënë se Camaj është shkrimtari më i rëndësishëm i nënsistemit letrar shqiptar të diasporës në një gjysmë shekulli. Sipas tij, ai qe paraprijës i letërsisë së botuar shqipe në Kosovë e themelues i saj.