Kulturë

“Hipnoza...”, me të vërtetën e shoqërisë nëpërmjet tregimeve

Promovimi i librit të tretë të autorit Albin Mehmeti ka qenë arsyeja që ka mbledhur kritikë letrarë e lexues të krijimtarisë së tij në ambientet e Institutit të Albanologjisë në Prishtinë. Tematikat që trajtohen janë autentike në shoqërinë tonë. Pikërisht tregimi me titullin që i është vënë librit, flet për padrejtësitë që bëhen kur në organet e drejtësisë mbizotëron autoritarizmi

“Hipnoza dhe tregime të tjera” është libri më i ri në sirtarët e veprave letrare të botuara në Prishtinë. Ai vjen si ironi e shoqërisë që zgjedh të besojë thashethemet e trillimet më shumë se të vërtetën. Libri me tregime i autorit Albin Mehmeti vjen si pasqyrim i padrejtësive që ndodhin për shkak të autoritetit. Tematikat që trajtohen janë autentike në shoqërinë tonë. Pikërisht tregimi me titullin që i është vënë librit, flet për padrejtësitë që bëhen kur në organet e drejtësisë mbizotëron autoritarizmi.

Promovimi i librit të tretë të autorit Albin Mehmeti ka qenë arsyeja që ka mbledhur kritikë letrarë e lexues të krijimtarisë së tij në ambientet e Institutit të Albanologjisë në Prishtinë. Të renditur kanë qëndruar librat e sapodalë nga shtypi. Autori Albin Mehmeti është kursyer të flasë për librin e tij, ndërsa ka treguar se shumica e tregimeve, nga 18 sa janë gjithsej, flasin për krime nga më të rëndat. Titulli i librit është vendosur në bashkëpunim me redaktorin. “’Hipnoza’ është prej atyre tregimeve që domenin e krijimit e hedh përtej reales në surreale. I bashkon të dyja këto dhe mendoj se kjo është e veçanta e këtij tregimi. Libri përmban tetëmbëdhjetë tregime, pjesë qendrore e tregimeve është krimi në një vend fiksional që është ‘Dashamiri’. Ka krime të ndryshme nga korrupsione deri në krimet më të rënda dhe ato që synojnë në përfitime personale”, ka thënë Mehmeti.