Kulturë

Duo me muzikë spanjolle feston 17 vjet me “DAM”

Loja e flautistes Nina Shala dhe e kitaristit Drilon Çoçaj përcillej me një vijueshmëri tingujsh që nxirrnin në pah kontrastet që i ndajnë dy instrumentet Foto: Fikret Ahmeti

Flautistja Nina Shala dhe kitaristi Drilon Çoçaj kanë një histori të gjatë me Festivalin që sivjet ka prekur edicionin e 17-të. Ata kanë qenë aty që nga fillimi. Edhe si instrumentistë, edhe si pjesë e stafit. Të dy tashmë emra të njohur për adhuruesit e festivalit “DAM” dhe për publikun prishtinas janë bërë bashkë për herë të parë në skenë me një program të veçantë.

Me veprën e kompozitorit argjentinas të tangos, Astor Piazzola, dyshja ka përcjellë tingujt melankolikë që tangon e bën më shumë si përjetim tingujsh sesa një stimulim për të vallëzuar. “Caffe 1930” mbërthen një epokë të re të tangos ku njerëzit e ndalën vallëzimin dhe e përjetuan më shumë si këngë. Tingujt romantikë erdhën në harmoni mes tingujve të pastër që nxjerrin të dy instrumentistët.