Kulturë

“Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën” zbërthen figurën krijuese të Shaqir Hotit

Në kuadër të Festivalit “DAM”, të mërkurën mbrëma në “Kino Armatë”, është promovuar libri i muzikologes Rreze Kryeziu Breznica “Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën” me nëntitull “Në fjalët e Shaqir Hotit: udhërrëfyes për ndërtimin dhe interpretimin e instrumenteve popullore frymore”.

Emri i Shaqir Hotit është i lidhur fort me muzikën nga të gjitha perspektivat. Qe interpretues në shumë instrumente, punues e shpikës i tyre e mbi të gjitha me shumë vullnet u bë frymëzim i gjeneratave të reja sa i përket pasionit të tij në punë.

Nga punimet e tij të shumta, një vlerë jashtëzakonisht të madhe, si në aspektin e kulturës e po ashtu edhe të trashëgimisë kulturore, kishte instrumenti frymor, okarina. Duke e punuar atë, Hoti ia ktheu Kosovës instrumentin parahistorik.