Kulturë

“Hartëzimi...” për tri qytete, i paraprin hapjes së “Manifestas”

Një pjesë të pashfrytëzuar të Pallatit të Rinisë, te enjten mbrëma i është rikthyer shkëlqimi me ngjarje që ka shënuar publikimin dhe promovimin e hulumtimit “Hartëzimi i lëvizjeve subkulturore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup”

Pallati i Rinisë dhe Sporteve është njëri nga vendet në vazhdën e shumë objekteve që “Manifesta 14” veçse mëton t’ua kthejë gjallërinë ende pa filluar maratona prej njëqind ditësh të Bienales nomade. Një pjesë e Pallatit të Rinisë të enjten mbrëma është shndërruar në pikëtakimin kryesor të artistëve e në qendër argëtuese për të rinjtë në Prishtinë. Shkak për këtë ka qenë publikimi i hulumtimit “Hartëzimi i lëvizjeve subkulturore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup”. Gjatë promovimit botimi është shitur me çmim prej 5 eurosh.

Një pjese të Pallatit të Rinisë nuk i ka mbetur asgjë, pos mureve, të cilat aty-këtu janë veshur me pllakate e drita jeshile – ngjyrën simbol të bienales nomade “Manifesta”.

Një tavolinë sikur i ka mbushur paksa këto hapësira, sa për ta thyer boshllëkun, derisa muzika i ka shoqëruar të gjithë të pranishmit që kanë mbushur çdoherë e më shumë vendin. “Hartëzimi i subkulturave...” vjen si hulumtim për hapësirat kulturore alternative në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Hulumtuesit Jeta Rexha, Rozafa Maliqi dhe Endrit Jashanica në Prishtinë, Arba Bekteshi, Aurora Birbilaj dhe Doruntina Vinca në Tiranë, si dhe Artan Sadiku e Gjorgje Jovanovik në Shkup kanë përdorur metodën kualitative, ku përmes intervistave e fotografive, i kanë ilustruar objektet e qyteteve gjatë periudhave të ndryshme kohore. Hulumtimi kishte filluar në fillim të vitit 2021 dhe deri në finalizim ka zgjatur një vit e gjysmë, derisa tetë hulumtuesit u takojnë qyteteve protagoniste në libër.