Kulturë

Festivali i Arkitekturës me maratonë ligjëratash e risish në edicionin jubilar

Këta dhjetë vjet Festivali i Arkitekturës në Kosovë ka pasur për qëllim që të sjellë para studentëve dhe arkitektëve të rinj metodologji e vegla bashkëkohore, si dhe t’i inspirojë ata me prezantime dhe punëtori të udhëhequra nga arkitektë, planerë e disenjatorë të mirënjohur nga mbarë bota
 

Themelimi i Qendrës Evropiane për Arkitekturë dhe Dizajn Urban të Avancuar, si dhe implementimi i projektit “Urbana Data Kosovo” do të jenë dy veçantitë që do ta karakterizojnë edicionin jubilar, të dhjetin me radhë, të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë.

Bekim Ramku, drejtor i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ka bërë të ditur se në kuadër të edicionit jubilar festivali do të ketë dy veçanti.