Kulturë

“Everybody calls Redjo” me rrëfimin për boshatisjen e vendbanimeve

Afrim Muçaj është emri i vetëm i bërë publik nga kasta e aktorëve deri më tani. Aktori nga Kosova, Muçaj, do të ketë rolin kryesor, me ç‘rast do ta portretizojë Rexhon, punëtorin e fundit të mbetur në fshat
 

Regjisori i njohur i filmave të shkurtër, autor i “My City Screams” (2015), “Toka” (2016), “A long way Home” (2017) do ta bëjë hapin e parë me film të metrazhit te gjatë artistik.

“Everybody calls Redjo” projekti më i ri i regjisorit Ibër Deari, me skenar të bërë nga vetë Deari në bashkëpunim me Artin Selmani, pritet të nisë xhirimet në muajin gusht të këtij viti.