Kulturë

Dyshja në piano e violinë rikthen kompozimet ikonike

Gjatë tërë kohës sa dyshja luajti tri sonata, e gjithë audienca ishte plot vesh dhe e përqendruar në lëvizjet e dy artistëve (Foto: Fikret Ahmeti)
 

Melodia e butë e melankolike me të cilën nis sonata për violinë e kompozitorit austriak Johannes Brahms ishte ajo me të cilën Gëzim Latifi dhe Elena Atanasovska - Ivanovska hapën natën e shtatë me radhë të festivalit “DAM”.

Kompozuar në G maxhor për violinë dhe piano, Sonata e violinës, e njohur ndryshe edhe si “Sonata e shiut” e Brahmsit u kompozua gjatë verës së 1878-s dhe 1879-s në Pörtschach am Wörthersee të Austrisë.