Kulturë

Ministria del me propozimin për zëvendësimin e krejt ligjeve aktuale për art dhe kulturë

Grupi që ka hartuar koncept-dokumentin për art dhe kulturë ka propozuar që me ligjin për art dhe kulturë të bëhej shfuqizimi i ligjeve që ndërlidhen me kulturën, si: Ligjin për institucionet e kulturës, Ligjin për teatrot, Ligjin për kinematografinë, Ligjin për librin dhe veprimtarinë botuese, Ligjin për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” dhe Ligjin për bibliotekat

Ministria e Kulturës synon që t’i shfuqizojë krejt ligjet aktuale që rregullojnë qasjen e shtetit në raport me artin dhe kulturën. Atë që e ka proklamuar ministri aktual i Kulturës, Hajrulla Çeku, ia ka “paketuar” një grup punues që ka hartuar koncept-dokumentin për art dhe kulturë. Dokumenti që është në konsultime publike në 110 faqe rrumbullakon analizën e gjendjes aktuale bashkë me propozimet se si të veprohet me të ardhmen. Propozohet shfuqizimi i gjashtë ligjeve aktuale dhe një numri të madh aktesh nënligjore. Është propozuar që vetëm me dy ligje të rregullohet fusha e artit dhe e kulturës.

 

Dokumenti që është në konsultime publike në 110 faqe rrumbullakon analizën e gjendjes aktuale bashkë me propozimet se si të veprohet me të ardhmen. Propozohet shfuqizimi i gjashtë ligjeve aktuale dhe një numri të madh aktesh nënligjore. Është propozuar që vetëm me dy ligje të rregullohet fusha e artit dhe e kulturës. Sipas këtij drafti, që pritet të miratohet edhe në Qeveri, ndërhyrjet me masa të kombinuara, legjislative, të rishikimit të kornizës së politikave, si dhe të rritjes e fuqizimit të kapaciteteve administrative e profesionale është zgjidhja e duhur. Ky veprim do ta përmbyste rendin legjislativ që shteti e ka ndërtuar për dy dekada në raport me institucionet kulturore

Ministria e Kulturës synon që t’i shfuqizojë krejt ligjet aktuale që rregullojnë qasjen e shtetit në raport me artin dhe kulturën. Atë që e ka proklamuar ministri aktual i Kulturës, Hajrulla Çeku, ia ka “paketuar” një grup punues që ka hartuar koncept-dokumentin për art dhe kulturë. Dokumenti që është në konsultime publike në 110 faqe rrumbullakon analizën e gjendjes aktuale bashkë me propozimet se si të veprohet me të ardhmen. Propozohet shfuqizimi i gjashtë ligjeve aktuale dhe një numri të madh aktesh nënligjore. Është propozuar që vetëm me dy ligje të rregullohet fusha e artit dhe e kulturës.

Sipas këtij drafti, që pritet të miratohet edhe në Qeveri, ndërhyrjet me masa të kombinuara, legjislative, të rishikimit të kornizës së politikave, si dhe të rritjes e fuqizimit të kapaciteteve administrative e profesionale është zgjidhja e duhur. Ky veprim do ta përmbyste rendin legjislativ që shteti e ka ndërtuar për dy dekada në raport me institucionet kulturore.