Kulturë

Aktivistët e klimës me aksion te “Darka e fundit” e Leonardo da Vinçit

“Jam këtu sepse qeveria jonë planifikon që në vitet e ardhshme të licencojë 40 projekte të reja të vajit dhe gazit në Britaninë e Madhe”, ka thënë 23-vjeçarja Hannah Hunt, njëra nga aktivistet
 

Si pjesë e një fushate, e cila ka si cak muzetë dhe galeritë e Britanisë së Madhe, aktivistët e ambientit të “Just Stop Oil” kanë spërkatur duke shkruar fjalët “No new oil” (Nuk ka vaj të ri ) dhe e ngjitën veten në kornizat e “The last Supper” në “Royal Academy”, të martën në Londër. Piktura 500-vjeçare është një kopje në shkallë të plotë e veprës së famshme të Leonardo da Vinçit. Ky është aksioni i pestë në vazhdën e protestave që kanë në shënjestër veprat e famshme të artit

Muzetë në Britaninë e Madhe janë në alarm teksa protestuesit e grupit “Just Stop Oil” (Thjesht ndaloni vajin) kanë vënë në shënjestër pikturat e famshme, përfshirë këtu kopjen 500- vjeçare të Leonardo da Vinçit ,“The Last Supper” dhe ‘’Tha Hay Wain” të John Consables.

Si pjesë e një fushate, e cila ka si cak muzetë dhe galeritë e Britanisë së Madhe, aktivistët e ambientit të “Just Stop Oil” kanë spërkatur duke shkruar fjalët “No new oil” (Nuk ka vaj të ri ) dhe e ngjitën veten në kornizat e “The last Supper” në “Royal Academy”, të martën, në Londër.