Kulturë

Shtatorja e Beethovenit kthehet e restauruar në Bonn

Rikthimi në vendin e tij: Beethoveni ka qenë duke vëzhguar Münsterplatzin e Bonnit që nga viti 1845
 

Drita e diellit kishte dëmtuar statujën historike të kompozitorit. Monumenti në Bonn, i zbuluar më 1845, është rikthyer në vendndodhjen e tij pas gjashtë muajve të restaurimit. Statuja, e cila është nën mbrojtje të shtetit, ishte dëmtuar nga korrozioni i shkaktuar nga rrezatimi diellor. Është dashur të riparohej për të shmangur dëmet më të mëdha në punë përmes lagështisë dhe grimcave të papastërtisë. Restaurimi zuri vend në një punishte në zonën e qytetit gjerman

Ludwig van Beethoven (1770-1827) shpesh rishkruante dhe ndryshonte veprat e tij, por këtë herë ishte vetë imazhi i kompozitorit që iu bë një restaurim ose më saktë statuja e tij e famshme në Münsterplatz të Bonnit.

Bronzi i madh u kthye në vendin e tij tradicional mëngjesin e së martës, pasi ishte hequr nga baza e tij më 5 janar nëpërmjet një vinçi.