Kulturë

“E vërteta e zhveshur...” me historinë e nudos në art

 

Albrecht Dürer, Paul Cezanne dhe Paula Modersohn-Becker janë vetëm disa artistë që kanë vizatuar meshkuj nudo. Galeria e Arteve në Bremen shpërfaq se si trupat e zhveshur u paraqiten në punime artistike përgjatë gjashtë shekujve

Nudoja mashkullore është pjesë përbërëse e historisë së artit.

Antikiteti grek është i mbushur me përshkrime të trupave mashkullorë pa rroba, qoftë në piktura, të derdhur në bronz, apo të gdhendura në gur.