Kulturë

Qendra Kulturore Boshnjake përurohet nën hijen e përplasjeve politike e zvarritjeve

Qendra Kulturore Boshnjake me gur themeltar qysh prej vitit 2015, ka hapur dyert në ceremoni nën hijen e përplasjeve politike
 

Me gur themeltar qysh prej vitit 2015, me një histori zvarritjesh e përplasjesh politike, Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren është përuruar me atë që është cilësuar “ceremoni modeste” e “provë gjenerale”. Zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi, ka vlerësuar se komuniteti i saj nuk e meriton një hapje të kësaj qendre me ceremoni modeste

Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren është përuruar disa vjet pas fillimit të punimeve ndërtimore. Por edhe në hapjen e kësaj qendre nuk kanë munguar shpotitjet në mesin e përfaqësuesve politikë të këtij komuniteti. Ndërkaq udhëheqësit komunalë kanë thënë se hapja e qendrës ka më shumë peshë sesa gara për marrjen e meritave.

Ceremonia e përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren është realizuar nën hijen e përplasjeve politike.