Kulturë

Kuvendi i Kosovës merr statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

 

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF) me votim njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar. Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të APF-së mbajtur dje në Kigali, Ruanda.

Pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar, ka njoftuar të shtunën Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës.