Kulturë

“Anibari” me gati 300 filma si ftesë për hapjen e botëve të ndryshme

Të martën në konferencë për media në Prishtinë, një ditë para hapjes zyrtare të edicionit të 13-të të “Anibarit” në Pejë, organizatorët kanë shpalosur detajet e radhës tek i kanë bërë thirrje audiencës për t’u bashkuar në përjetimin e botës unike nëpërmjet animacionit
 

Për një javë, duke filluar nga e mërkura, audiencën e “Anibarit” e pret një program të pasur i filmave – 224 të përzgjedhur nga 1400 aplikime. 177 prej tyre janë pjesë e shtatë kategorive garuese. “Besëtytnitë” është tema, por ajo nuk kufizohet vetëm këtu. Është një ftesë për hapjen e botëve të ndryshme e gërshetim kulturash të llojllojta. Pos filmave ka edhe shtyllën e cila për çdo vit e më shumë e fuqizon festivalin: edukimin e brezave të rinj, në artin e animacionit

Një bisedë e vitit të kaluar midis pjesëmarrësve u bë sebep i temës me të cilën “Anibari” do të shënojë edicionin e 13-të. Duke u bazuar në numrin, në paragjykimet se ai sjell ters, organizatorët vendosen që ky edicion të zhvillohet rreth temës së “Besëtytnive”.

Ftesë për t’u bashkuar me besime të ndryshme u ka bërë edhe pjesëmarrësve virtualë. Tash, të gjitha këto janë gati t’i zbulojnë në edicionin që do të nis të mërkurën në qytetin e Pejës.