Kulturë

Projekti i arkitektit shqiptar drejt çmimit prestigjioz të arkitekturës islame

Projekti i Arbër Sadikit për xhaminë që u ndërtua në Tupallë të Medvegjës është vlerësuar për filozofinë që reflektohet në dizajn. Është futur në mesin e 22 projekteve që vazhdojnë garën për “Abdullatif Al Fozan”, çmimit më prestigjioz në botë për arkitekturën e objekteve të kultit islam
 

Projekti i arkitektit Arbër Sadiki, për xhaminë e ndërtuar më 2015 në fshatin Tupallë të Medvegjës, ka hyrë në listë të ngushtë për çmimin më prestigjioz në botë për arkitekturën e objekteve të kultit islam. Në ciklin e katërt të çmimit “Abdullatif Al Fozan”, vepra e Sadikit bën pjesë në listën e 22 projekteve që janë duke u vlerësuar për këtë çmim. Sipas listës së publikuar, projektet janë konkretizuar në 17 shtete e 4 kontinente.

Juria e kryesuar nga arkitekti Rasem Badran (Jordani) dhe anëtarët: Emre Arolat (Turqi), Kashif Chowdhury (Bangladesh), Ahmed Mustafa, (Britani e Madhe) e Sari Hanafi (Francë) kanë vlerësuar në këtë cikël 200 xhami të ndërtuara në mbarë botën.