Kulturë

“Nata operistike” me arie të rralla përballë sfidës me alarm bombe

Mbrëmja e dytë e Festivalit “RLIOF” ka bashkuar treshen Mennan Bërveniku, Erika Grimaldin dhe Leonardo Caimin (Foto: Arben Llapashtica)

Karriget e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare ishin mbushur nga dashamirët e muzikës klasike të cilët kishin ardhur për të dëgjuar sopranon Erika Grimaldi dhe tenorin Leonardo Caimi. Ata do të këndonin në kuadër të natës së dytë të “Rame Lahaj International Opera Festival”.

Por kjo mbrëmje e cila nisi me Erika Grimaldin, të përcjellë nga pianisti i njohur shqiptar, Mennan Bërveniku, u ndërpre në gjysmë për shkak të alarmit për bombë. Pas përfundimit të aries “Carmen” të G. Bizeit e cila u interpretua mjeshtërisht nga Leonardo Caimi, në skenë papritmas doli Ulpiana Aliaj, koordinatorja artistike e festivalit, dhe njoftoi të pranishmit se duhej të lëshonin sallën. Sipas saj, policët do të kryenin një kontroll pesëmbëdhjetë-minutëshe si pasojë e një alarmi që ata kishin marrë.