Kulturë

Skepta e këngëtarët vendorë me spektakël në mbrëmjen e muzikës rep

Sunny Hill - Skepta
Dalja e Skeptas në skenë, ashtu si edhe e këngëtarëve të tjerë kryesorë të netëve të kaluara, u shoqërua me një ndriçim më spektakolar, si dhe me ritmin e alarmin të ambulancës që nënkuptonte se ndeja do të jetë, sipas zhargonit të reperave, shumë “sick” (Foto: Arben LLapashtica)

Rruga që të dërgon në parkun më të madh të qytetit të Prishtinës, “Gërmia”, kishte nisur të bllokohej qysh disa kilometra larg hyrjes së tij. Krijimi i kolonave nis që nga orët e para të mbrëmjes, atëherë kur edhe fillon të mbushet Parku ku po mbahet festivali më i madh në Kosovë, “Sunny Hill”. Por, përveç kolonave të makinave, kolona të ngjashme krijohen edhe në trotuaret e rrugëve që çojnë për në Gërmi. Këto kolona të njerëzve e të makinave, që vijnë nga rrugë e rrugica të ndryshme, bashkohen së fundmi në pikën hyrëse të Parkut dhe pastaj, të gjithë së bashku, vazhdojnë rrugën në këmbë.

 

Të shtunën mbrëma “Suny Hill Festival” shënoi natën e tretë me radhë, e cila lirisht mund të quhet edhe nata e muzikës rep. Pas disa Dj-ve, këngëtari i parë që doli në skenë ishte Nushi, pasuar nga “Erno & Kreshnique”, “Lluni & Semi”, Kemal, e kështu me radhë, që të gjithë reperë shqiptarë. Por në krye të kësaj nate qëndroi reperi i njohur britanik me prejardhje nga Nigeria, Joseph Olaitan Adenuga Jr., i njohur me emrin skenik “Skepta”

Rruga që të dërgon në parkun më të madh të qytetit të Prishtinës, “Gërmia”, kishte nisur të bllokohej qysh disa kilometra larg hyrjes së tij. Krijimi i kolonave nis që nga orët e para të mbrëmjes, atëherë kur edhe fillon të mbushet Parku ku po mbahet festivali më i madh në Kosovë, “Sunny Hill”. Por, përveç kolonave të makinave, kolona të ngjashme krijohen edhe në trotuaret e rrugëve që çojnë për në Gërmi. Këto kolona të njerëzve e të makinave, që vijnë nga rrugë e rrugica të ndryshme, bashkohen së fundmi në pikën hyrëse të Parkut dhe pastaj, të gjithë së bashku, vazhdojnë rrugën në këmbë.

Nuk është e vështirë të dallohen se këta njerëz, të cilët mund të shihen që nga rruga kryesore e qytetit, janë duke shkuar për në “Sunny Hill”. Përveç shirit të dorës me ngjyrë vjollce e portokalli e me mbishkrimin “Sunny Hill Festival”, me të cilin janë pajisur të gjithë ata që tashmë kanë hyrë brenda në festival, dallohen edhe nga rrobat e nga grimi. Shumica prej tyre janë veshur me rroba paksa më ekstravagante sesa rëndom mund të shihen, ndërsa në fytyrë, me theks të veçantë te vajzat, kanë aplikuar grim i cili dallon nga ngjyrat e ndezura dhe të llojllojta, si dhe nga gurë e pluhur vezullues, që kohëve të fundit është bërë një model i preferuar edhe nga audienca e festivaleve të mëdha botërore.