Kulturë

“DokuTalks” për filmat e peizazheve të rezistencës

DokuTalks
Ndërmjetësuesja artistike në “Manifesta 14”, Catherine Nichols, është shprehur se që kur ka ardhur për herë të parë në Kosovë, pasi miqtë i kanë treguar për “DokuFestin”, kishte vlerësuar se Bienalja duhet të marrë pjesë disi në Festival. “Ne duhet të mendojmë të paimagjinueshmen që mund të ndodhë, pasi e imagjinueshmja vetëm se po ndodh”, ka thënë Nichols (Foto: Agon Dana, “Doku Fest”)

Tema “How to Survive?” e “DokuFestit” ka qenë pyetje në diskutimin për riparimin dhe rezistencën e hapësirave nën temën “Landscapes of Repair and Resistance”. Në “DokuTalks” është diskutuar për filmat e shfaqur në kuadër të programit të “Manifesta 14”. Catherine Nichols, ndërmjetësuese kreative e bienales nomade “Manifesta” që po mbahet në Prishtinë, ka vlerësuar programin si kontribut për ta ndaluar dhunën, ndërsa diskutimin si dialog informues.

 

Në “DokuTalks” është diskutuar për filmat e shfaqur në kuadër të programit të “Manifesta 14”. Catherine Nichols, ndërmjetësuese kreative e bienales nomade “Manifesta” që po mbahet në Prishtinë, ka vlerësuar programin si kontribut për ta ndaluar dhunën, ndërsa diskutimin si dialog informues

Tema “How to Survive?” e “DokuFestit” ka qenë pyetje në diskutimin për riparimin dhe rezistencën e hapësirave nën temën “Landscapes of Repair and Resistance”. Në “DokuTalks” është diskutuar për filmat e shfaqur në kuadër të programit të “Manifesta 14”. Catherine Nichols, ndërmjetësuese kreative e bienales nomade “Manifesta” që po mbahet në Prishtinë, ka vlerësuar programin si kontribut për ta ndaluar dhunën, ndërsa diskutimin si dialog informues.

Nën hije të pishave dhe pemëve të oborrit të qendrës komunale për kulturë dhe art “Shani Efendi” është destinacioni ku po mbahen bisedat në kuadër të “DokuTalksit”. Dy tenda mbahen me këmbë metali. Njëra nga to është rezervuar për folësit në kuadër të diskutimeve të njërit nga programet e festivalit ndërkombëtar të dokumentarit dhe filmit të shkurtër “DokuFest”. Prapa tavolinës ku figurat e kinematografisë ulen për të sjellë përvojat e tyre janë vendosur pëlhurat me logon e Festivalit, me mbishkrimet e temës e në përgjithësi programi i “DokuTalksit”.