Kulturë

Arkeologët bien në gjurmë të vendbanimit 8-mijëvjeçar afër Riadit

 

Një vendbanim 8-mijëvjeçar është zbuluar nga një grup arkeologësh sauditë dhe francezë që po punojnë në një hapësirë në jugperëndim të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad.

I udhëhequr nga Komisioni i Trashëgimisë Saudite, ekipi zbuloi mbetjet e epokës neolitike duke përdorur skanimin me laser, fotografimin nga ajri, dronët dhe forma të ndryshme vëzhgimi. Arkeologët gjetën vendbanimin në Al-Faw, një vend arkeologjik që më parë ka nxjerrë prova të një rrjeti të fortë tregtar që mbante një qytet të lashtë.