Kulturë

“Balkan Bordello” nis turneun ballkanik si më e mira në Nish

“Kjo shfaqje e bazuar në trilogjinë ‘Orestia’ të Eskilit, në dramaturgjinë e vet mbërthen edhe momentumin bashkëkohor të historisë së Evropës, sidomos atë të Ballkanit, ku luftërat e fundit kanë lënë shumë pasoja”, ka vlerësuar juria. Sipas vlerësimit, shfaqja përfaqëson një punë të jashtëzakonshme të artistëve të cilët arrijnë jo vetëm të rrëfejnë tregimin, por edhe të na ftojnë thellë brenda botës së përplasjeve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, burrave dhe grave, të shenjtëve dhe njerëzve të zakonshëm, Lindjes dhe Perëndimit
 

Gjatë turneut që “Balkan Bordello” po bën nëpër Gadishullin Ballkanit, shfaqja u shpërblye si më e mira në “Nisville Jazz Theater Festival”. Shfaqja që sonte është dhënë në “Ohrid Summer Festival” do të vazhdojë në “Kotor Art International Festival” më 12 gusht dhe “Wild Beauty Art” në Zhabljak më 13 gusht.

Në vlerësimin që juria e këtij festivali ia ka bërë “Balkan Bordello” thuhet se shfaqja, ndër të tjera, tregon historinë e Ballkanit, vendin ku luftërat kanë lënë shumë pasoja.