Kulturë

“I…” me tragjeditë bërthamore si paralajmërim për rrezikun e së ardhmes

Regjisori Liang Zhao te “I am so sorry” krijon lidhje me ngjarje dhe tendenca të tjera përmes zërave. Ndikimin negativ të kapitalizmit dhe komercializmit e konsideron si: “Sa më shumë të kemi, aq më shumë duam”. Ai gjithashtu shtron pyetjen: “A është kjo e shkuara apo e ardhmja”. Deklarata të tilla i japin dokumentarit diçka poetike. Për shkak se imazhet formojnë kontekstin, narracioni jepet më ndryshe

Vjen si dhembshuri për fatkeqësinë që njerëzit kanë përjetuar e si akuzë ndaj nismave të reja për centrale bërthamore. Imazhet kryqëzohen me pamjet e fytyrave dhe trupave që këmbëngulin të qëndrojnë të vetëm në gjithë hapësirën e rrezatimit radioaktiv. Ata jetojnë krejtësisht të vetëm për 30-40 vjet me radhë në zonat e Fukushimës në Japoni dhe në Çernobil të Ukrainës. Dokumentari vjen si rrëfim nëpërmjet gjuhës poetike të regjisorit dhe artisti kinez Zhao Liang

“I am so sorry” është film që vë në dyshim zgjedhjen e prodhimit të energjisë nëpërmjet centraleve bërthamore dhe vjen si paralajmërim për të. Përmes kamerës paraqiten gjërat që mund të duken të pabesueshme. Imazhet kryqëzohen me pamjet e fytyrave dhe të trupave që këmbëngulin të qëndrojnë të vetëm në gjithë hapësirën e rrezatimit radioaktiv. Ata jetojnë krejtësisht të vetëm për 30-40 vjet me radhë në zonat e Fukushimës në Japoni dhe në Çernobil të Ukrainës.

Dokumentari vjen si rrëfim nëpërmjet gjuhës poetike nga regjisori dhe artisti kinez Zhao Liang. Shfaqen dekontaminuesit që mbjellin pemë e bar, heqin shtresën e tokës së kontaminuar me mbetje radioaktive, paraqiten punëtorë që çmontojnë pjesë-pjesë centralet në Gjermani, derisa në Japoni luftohet për një gjë të tillë, “para se vendi të shkojë drejt një katastrofe të mëparshme”. Mbetjet nga centrali groposen për 100 mijë vjet.