Kulturë

Rikthimi i Edona Vatocit me magjinë e interpretimit

Për një kohë prej gati gjashtë vjetësh, këngëtarja Vatoci ka interpretuar pa bend. Kjo ka qenë hera e parë pas një periudhe të gjatë që skenën nuk e ka ngjitur vetëm. Në skenë vazhdimisht ka përsëritur se ndihet e emocionuar. Ka thënë se koncertet më të mira i kishte dëgjuar në “DokuFest” e për performancën në skenën e Festivalit është shprehur tejet e lumtur

“DokuNights” ka qenë mbrëmje e rockut në “DokuFest” të martën mbrëma. Edona Vatoci është rikthyer me bendin “This is Not” e në skenë i janë bashkuar edhe Shpat Deda e Tomor Kuçi.

 

“DokuNights” ka qenë mbrëmje e rockut në “DokuFest” të martën mbrëma. Edona Vatoci është rikthyer me bendin “This is Not” e në skenë i janë bashkuar edhe Shpat Deda e Tomor Kuçi.

Interpretimi është dëgjuar që nga Shatërvani i qytetit. Provat për koncert kanë zgjatur për më shumë se një orë në hapësirën e zbrazët pa asnjë shikues në bahçen e kino “Lumbardhit”. Shumë nga rendet e ulëseve janë larguar për t'u lënë hapësirë të pranishmëve të argëtohen. Janë shoqëruar me muzikë të huaj derisa ka filluar koncerti. Ndejën e kanë shijuar me nga një pije. Ka qenë mbrëmje argëtuese për të rinjtë. Për dallim nga dita, mbrëmja ka qenë e freskët e me erë të lehtë.