Kulturë

Letërsia e Zef Pllumit sprovon ideologjinë doktrinare

“Letërsia e Pllumit e sprovon vetë ideologjinë doktrinare të tij, të them me qartësi, në diskurset e tij argumentuese. Vepra letrare e Pllumit e provon se letërsia nuk është diskursi i bukur i ideologjisë, por një diskurs ontologjik ‘sui generis’, jo një strukturë që mban ide, por që thur e madje lidh e thotë ide. Prandaj ideologjia e letërsisë para se të mësohet duhet të përjetohet, ashtu siç përjetohet një figurë një ndjesi apo një kuptimsi letrare”, ka thënë akademik Kujtim Shala

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në sallën që mban emrin e njërin prej albanologëve më të shquar të gjuhës shqipe, Idriz Ajeti, është mbajtur sot ligjërata e parë e edicionit të 40-të me radhë. Kjo ligjëratë u mbajt nën titullin “Ora e Rexhep Ismajlit”, në nder të albanologut, linguistit, profesorit e akademikut Rexhep Ismajli.

Serinë e ligjëratave të këtij viti e hapi akademik Kujtim Shala, me temën “Ideologjia e letërsisë: rasti i Zef Pllumit”. Ai foli për konceptin e ideologjisë letrare, kritikën letrare, pikëpamjet e majta dhe dallimin midis ideologjisë letrare dhe ideologjive të tjera.