Kulturë

Koleksionuesi pasionant i monedhave

Me pedanteri ka renditur dhjetëra monedha që u përkasin shteteve të ndryshme. Mbi xhamin ku qëndrojnë ato, Gani Pajaziti e lëviz gishtin sa te njëra monedhë, sa te tjetra. Dy tavolina të punës e ajo e mysafirëve kanë marrë formën e një mozaiku kartëmonedhash – si të tilla të dërgojnë në përvojat e shteteve të ndryshme
 

Tavolina në zyrën e Gani Pajaziti nuk i ngjan një tavoline të zakonshme të zyrës. Pikërisht aty shtrihet pasioni i madh i tij. Me pedanteri ka renditur dhjetëra monedha që u përkasin shteteve të ndryshme. Mbi xhamin ku qëndrojnë ato, Pajaziti e lëviz gishtin sa te njëra monedhë, sa te tjetra.

Dy tavolina të punës e ajo e mysafirëve kanë marrë formën e një mozaiku monedhash – si të tilla të dërgojnë në përvojat e shteteve të ndryshme. Imazhe të ndryshme që përmbajnë ato e bëjnë tryezën të duket edhe më e veçantë. Vizitat si tregtar në shumë vende të Ballkanit para luftës ishin nxitja më e fortë për këtë. Pajaziti, që është marrë me tregti të veshmbathjeve, thotë se vetëm në Turqi ka udhëtuar mbi 300 herë me veturë.