Kulturë

Shuhet aktori i teatrit e filmit Pandi Siku

Ata që e njihnin dhe punuan me të e quanin djaloshi i filmave. Disa prej miqve të afërt ia kishin vënë edhe nofkën Pançe. Mirëpo, e përbashkëta e relacioneve të dy palëve ishte se Pandi Siku mbetej figurë përfaqësuese e kinematografisë e teatrit shqiptar
 

Një nga figurat e botës së filmit e teatrit në Shqipëri, aktori Pandi Siku ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Ka lënë pas vetes një trashëgimi të pasur rolesh nëpër filma të ndryshëm e shfaqje teatrore.

Ata që e njihnin dhe punuan me të e quanin djaloshi i filmave. Disa prej miqve të afërt ia kishin vënë edhe nofkën Pançe. Mirëpo e përbashkëta e relacioneve të dy palëve ishte se Pandi Siku mbetej figurë përfaqësuese e kinematografisë e teatrit shqiptar.