Kulturë

Hanae Mori – disenjatorja që “takoi Lindjen me Perëndimin”

Disenjatorja japoneze Hanae Mori, që ka stiluar veshje për perandoreshën e Japonisë deri tek yjet e filmave e ekipe olimpike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Dizajnët e saj e kanë shëtitur botën, derisa si artiste i ka takuar piedestalit global (Hanae Mori, Paris 1998)
 

Disenjatorja Hanae Mori, e njohur për motivet e saj elegante me flutura, e fustanin e dasmës së perandoreshës japoneze, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Mori simbolizonte ngritjen e Japonisë si një komb modern, në modë dhe fuqizimin e gruas punëtore. Sipas zyrës së Hanae Mori, ajo vdiq në shtëpinë e saj në Tokio më 11 gusht, disa ditë pasi kishte pasur ethe të lehta.