Kulturë

“Rezidenca 17”, hapësira që bashkon aktivistë e artistë

Koncepti i “Rezidenca 17” është që të ftohen njerëzit përmes thirrjeve të hapura për t’iu bashkuar rezidencave tematike lokale dhe rezidencave e shkëmbimeve ndërkombëtare. Parashihet që disa herë brenda vitit do të zbatohet ky program rezidencial. Të tillat synojnë të kontribuojnë në rritjen e rrjeteve mes artistëve, por edhe përmes praktikave të artit bashkëkohor

Interieri i shtëpisë së shkrimtarit Hivzi Sulejmani ka marrë pamje të re dhe tashmë dyert e saj do të hapen për komunitetin artistik, kulturor e më gjerë. Testamentin që shkrimtari kishte lënë për më shumë se pesë dekada më parë është zbatuar për së dyti. Së fundi ka qenë fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” që ka marrë ambientin në shfrytëzim për pesë vjet nga Komuna e Prishtinës. Punëtoria për restaurimin ishte zbatuar nga fondacioni për trashëgimi kulturore “CHwB Kosova”.

Gjithçka është restauruar përpos disa tavolinave e ulëseve që i janë shtuar ambientit të ngrohtë e të lezetshëm të shtëpisë. Dollapët, raftet e mobiliet e tjera nëpër dhoma janë restauruar pa humbur formën e mëparshme. Muret, dyshemeja e shkallët janë ngjyrosur, por baza ka mbetur po e njëjta. Tepihët me motive tradicionale janë pastruar për t’u vendosur pikërisht aty ku kanë qëndruar.