Kulturë

“Autostrada Hangar”, me ambient multidisplinar të artit

Është prej hapësirave të rralla në Kosovë, madje shembull edhe për rajonin. Veçantia është se çdo gjë që është e pozicionuar në hapësirën e brendshme, që është e krijuar pikërisht aty

Njëzet minuta ecje nga zhurma e gjallëria e “Shatërvanit” drejt hapësirave të periferisë së Prizrenit të dërgojnë te ish-baza ushtarake e KFOR-it gjerman. Një kalim disa kthesash dhe para syve të dalin ngrehinat e bardha. Mirëpo ajo që bie në sy pas një shëtitje të lehtë nëpër Parkun e tanishëm të Inovacionit dhe Teknologjisë është pikërisht një ndërtesë përkrahë së cilës janë dhjetëra luledielli.

 

Një vit pas hapjes së kësaj hapësire, e cila pati nisur rrugëtimin me ekspozita e performanca të ndryshme artistike, transformimi është më se i dukshëm. Nga një hapësirë e madhe dhe boshe e të pushtuar me vepra arti, tashmë çdo pjesë e “Autostrada Hangar” si hapësirë për edukim, prodhim dhe ekspozitë është shndërruar në një segment multifunksional artistik

Njëzet minuta ecje nga zhurma e gjallëria e “Shatërvanit” drejt hapësirave të periferisë së Prizrenit të dërgojnë te ish-baza ushtarake e KFOR-it gjerman. Një kalim disa kthesash dhe para syve të dalin ngrehinat e bardha. Mirëpo ajo që bie në sy pas një shëtitje të lehtë nëpër Parkun e tanishëm të Inovacionit dhe Teknologjisë është pikërisht një ndërtesë përkrahë së cilës janë dhjetëra luledielli.

Një fushë e tërë shtrihet në krahun e djathtë të “Autostrada Hangar”. “Fushat e Lulediellit” nga Agnes Dennes pas platesë së Pallatit të Rinisë përgjatë edicionit të tretë të “Autostrada Biennale” tashmë kanë zënë vend te një prej qendrave inovative të artit bashkëkohor.