Kulturë

Shteti blen 80 vepra arti me 300 mijë euro, çmimi për një deri në 10 mijë euro

Institucioni më i lartë kulturor ka publikuar listën e blerjes së veprave të artit më shumë se gjashtë muaj prej tentimit të parë për të blerë vepra. Përderisa në dhjetor procesi kishte dështuar duke u anuluar, për listën e re afati i ankesave është dy javë (Foto: Driton Paçarada/KOHA)

Shteti ka vendosur që me 300 mijë euro të blejë 80 vepra të artit. Në listën e bërë publike të premten pasdite, çmimet variojnë nga 1 mijë e 500 deri në 10 mijë euro. Ministria e Kulturës ka publikuar listën e blerjes së veprave të artit më shumë se gjashtë muaj prej tentimit të parë për të blerë vepra. Përderisa në dhjetor procesi kishte dështuar duke u anuluar, për listën e re afati i ankesave është dy javë.

 

Me vlerësime financiare që shkojnë deri në 10 mijë euro, Ministria e Kulturës ka publikuar listën e 80 veprave që janë zgjedhur për t’i blerë nga artistët. Kolektivi “Haveit” prin me “Dita e Shën Valentinit”, që është vlerësuar 10 mijë euro për të vazhduar me “Deportacioni-Dëbimi i madh” i Sali Musliut me 9 mijë euro, “Kur sosen fjalët” e Violeta Xahferit me 8 mijë euro e “Dritarja ‘99” e Afrim Spahiut me 8 mijë euro. Juria në përbërje të Sislej Xhafës, Edi Mukës, Dita Starova-Qerimit, Sezgin Boynik dhe Dhurata Ramosajt kanë dhënë edhe disa sqarime në vendimin e publikuar një ditë pasi e kanë përmbyllur procesin e vlerësimit

Shteti ka vendosur që me 300 mijë euro të blejë 80 vepra të artit. Në listën e bërë publike të premten pasdite, çmimet variojnë nga 1 mijë e 500 deri në 10 mijë euro. Ministria e Kulturës ka publikuar listën e blerjes së veprave të artit më shumë se gjashtë muaj prej tentimit të parë për të blerë vepra. Përderisa në dhjetor procesi kishte dështuar duke u anuluar, për listën e re afati i ankesave është dy javë.

Kolektivi “Haveit” prin me “Dita e Shën Valentinit”, që është vlerësuar 10 mijë euro për të vazhduar me “Deportacioni-Dëbimi i madh” i Sali Musliut me 9 mijë euro, “Kur sosen fjalët” e Violeta Xahferit me 8 mijë euro e “Dritarja ‘99” e Afrim Spahiut me 8 mijë euro. Veprat e Brilant Milazimit, Hazir Rekës, Zeni Ballazhit, Doruntina Kastratit, Agron Blakçorit e Lorik Sulejmanit janë po ashtu pjesë e dhjetëshes së parë sa i përket vlerësimit financiar. Veprat e tyre janë paguar nga 5 mijë e 850 euro deri në 7 mijë e 800 euro.