Kulturë

Arti si cikël i të jetuarit

Aksiniya Peycheva dhe Nikola Mihov, në diskutimet në kuadër të “Manifesta 14”, kanë folur për karrierën e tyre dhe artin që bëjnë

Aksiniya Peycheva dhe Nikola Mihov, së bashku edhe njëzet e tre artistë të tjerë, janë pjesë e projektit të titulluar “Self-splaining (një Triumf i Empatisë)”, i cili gjendet i ekspozuar në kuadër të “Manifestas 14”, në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Me ndihmën e fotografive të shumta të cilat shfaqeshin në monitor, Aksiniya Peycheva ishte ajo e cila e nisi e para diskutimin në Qendrën për Praktikimin e Rrëfimeve, ish-biblioteka “Hivzi Sulejmani” . Të gjitha këto fotografi do t’i shërbenin asaj që ta paraqiste para publikut procesin sa më të detajuar dhe shpjegues të krijimit të veprave të saj, të ekspozuara nën titullin “BioRecontstruction (…of a Future Moment)” të hapur më 2019.