Kulturë

Ndikimi i italishtes në strukturën e ndërtimit të fjalisë në arbërishte

Siç dihet, dialektet arbëreshe kanë kontakt të ngushtë me italishten prej më shumë se pesë shekujsh. Kushtet gjeografike në të cilat kanë evoluuar këto forma kanë shkaktuar një gjendje bilinguizmi që karakterizohet sidomos nga një leksik i përzier nga italishtja dhe nga dialektet romane”, ka thënë midis të tjerash Turano në ligjëratën e saj.

Gjuha e arbëreshëve të Italisë e cila ndryshe njihet edhe si arbërishte është gjuha e shqiptarëve të cilët emigruan në Italinë jugore qysh nga koha e Skënderbeut, tash e gjashtë shekuj më parë. Ende sot, arbërishtja vazhdon të flitet në këto treva, ndonëse shumë studiues alarmojnë se ajo është duke shkuar drejt zhdukjes.

Arbëreshët e Italisë janë të vendosur në pjesën jugore të këtij shteti përkatësisht në rajonin e Kalabrisë. Duke qenë se fizikisht gjuha arbëreshe kufizohet në katër anët nga ajo italiane dhe meqenëse si vend i përket Italisë, ndikimin më të madh në zhdukjen e saj e ka shkaktuar italishtja.