Kulturë

Palët heshtin, restaurimi i Shtëpisë së Xhafer Devës tetë muaj pezull

Historia e ndërhyrjeve në këtë monument daton qysh prej vitit 2010. Janë nënshkruar disa kontrata, janë bërë ndërhyrje emergjente e restauruese. Më 2015 Shtëpia qe përfshirë nga zjarri dhe për shumëkënd bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, por një gjë e tillë ka ngelur në kuadër të aludimeve. Më pas, më 2018 ka nisur procesi tjetër i ndërhyrjeve që ishte ndërprerë pas vendosjes së pllakave

Institucionet vendore e ndërkombëtare janë duke heshtur sa i përket implementimit potencial të projektit për restaurimin e Shtëpisë së Xhafer Devës. Janë bërë gati tetë muaj prej kur është pezulluar procesi për restaurimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të Mitrovicës. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bashkë me UNDP-në kanë thënë se nuk kanë çfarë të deklarojnë për këtë proces, përderisa Ministria e Kulturës ka heshtur me gjithë zotimet e ministrit Hajrulla Çeku.

 

Janë bërë gati tetë muaj prej kur është pezulluar procesi për restaurimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të Mitrovicës. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bashkë me UNDP-në kanë thënë se nuk kanë çfarë të deklarojnë për këtë proces, përderisa Ministria e Kulturës ka heshtur me gjithë zotimet e ministrit Hajrulla Çeku. Në shkurt të këtij viti, kur gjithçka ishte gati që të nisnin konservimi dhe restaurimi, situata qe alarmuar në fillim të shkurtit, kur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, reagoi duke bërë thirrje të “mos shtrembërohet e vërteta në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendës”. Prej atëherë projekti është pezulluar

Institucionet vendore e ndërkombëtare janë duke heshtur sa i përket implementimit potencial të projektit për restaurimin e Shtëpisë së Xhafer Devës. Janë bërë gati tetë muaj prej kur është pezulluar procesi për restaurimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të Mitrovicës. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bashkë me UNDP-në kanë thënë se nuk kanë çfarë të deklarojnë për këtë proces, përderisa Ministria e Kulturës ka heshtur me gjithë zotimet e ministrit Hajrulla Çeku.

Në shkurt të këtij viti, kur gjithçka ishte gati që të nisnin konservimi dhe restaurimi, situata qe alarmuar në fillim të shkurtit, kur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, reagoi duke bërë thirrje të “mos shtrembërohet e vërteta në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendës”. Në ditën e 8-të të shkurtit Zyra e BE-së në Kosovë bashkë me atë të UNDP-së kishin dalë me një deklaratë të përbashkët duke bërë të ditur pezullimin e projektit. E MKRS-ja kishte paralajmëruar se do të presë një kohë, por do të zbatojë projektin vetë nëse partnerët ndërkombëtarë heqin dorë. Por, partnerët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk kanë çfarë të thonë në raport me këtë projekt.