Kulturë

Galeria mbetet pa drejtor, anulohet konkursi i dytë dhe paralajmërohen ankesa

Galeria e arteve
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës, kandidatët duhet arritur mbi 50 për qind të pikëve për ta kaluar testin me shkrim. Del se një gjë e tillë nuk është arritur dhe konkursi duhej anuluar

Galeria Kombëtare e Kosovës ka hyrë në procesin ku interesimi për të drejtuar këtë institucion është tejet i ulët. As pas dy vjetësh pa drejtor, Ministria e Kulturës nuk është duke ia dalë që të gjejë një udhëheqës edhe me fajin e saj. Një konkurs ishte anuluar nga MKRS-ja gjoja për rrezik të konfliktit të interesit, interpretim ky që doli të jetë bosh, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit nuk e kualifikoi si të tillë. E konkursi tjetër është anuluar të premten.

 

As pas dy vjetësh pa drejtor, Ministria e Kulturës nuk është duke ia dalë që të gjejë një udhëheqës edhe me fajin e saj. Një konkurs ishte anuluar nga MKRS-ja gjoja për rrezik të konfliktit të interesit, interpretim ky që doli të jetë bosh, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit nuk e kualifikoi si të tillë. E konkursi tjetër është anuluar të premten.

Galeria Kombëtare e Kosovës ka hyrë në procesin ku interesimi për të drejtuar këtë institucion është tejet i ulët. As pas dy vjetësh pa drejtor, Ministria e Kulturës nuk është duke ia dalë që të gjejë një udhëheqës edhe me fajin e saj. Një konkurs ishte anuluar nga MKRS-ja gjoja për rrezik të konfliktit të interesit, interpretim ky që doli të jetë bosh, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit nuk e kualifikoi si të tillë. E konkursi tjetër është anuluar të premten.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës, kandidatët duhet arritur mbi 50 për qind të pikëve për ta kaluar testin me shkrim. Del se një gjë e tillë nuk është arritur dhe konkursi duhej anuluar. Kandidatja e vetme që kishte hyrë në test kësaj radhe qe ish-drejtoresha Arta Agani. Dy konkurrentët e tjerë, Fehmi Hoxha e Refki Gollopeni, nuk i kishin plotësuar kriteret për t’iu nënshtruar testit me shkrim.