Kulturë

Ministria e Kulturës nuk tregon afat për reformën ligjore

Koncept-dokumenti nxjerr në pah se me ligj të ri për kulturën do të bëhet shfuqizimi i ligjeve që ndërlidhen me kulturën si: Ligji për institucionet e kulturës, Ligji për teatrot, Ligji për kinematografinë, Ligji për librin dhe veprimtarinë botuese, Ligji për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” dhe Ligji për bibliotekat

Ministria e Kulturës është duke e çuar përpara reformën ligjore që synon organizim të ri administrativ në raport me institucionet kulture dhe mbështetjen për skenën e pavarur. Shfuqizimi i krejt legjislacionit aktual dhe hartimi i një ligji të ri të kulturës, zëvendësimi i Ligjit aktual të kinematografisë, rregullimi ligjor i sektorit muzeal dhe strategjia kombëtare për zhvillimin e kulturës janë objektivat e institucionit më të lartë kulturor në vend. Por MKRS-ja nuk ka ndonjë afat se kur do të arrihen këto. Bile, planet i kanë ndërruar brenda vitit. Përderisa, sipas Pakos legjislative të këtij viti, MKRS-ja është dashur që deri në fund të qershorit ta dorëzojë në Qeveri, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kinematografinë, këtij institucioni javën e kaluar i është dhënë drita jeshile për ta nisur ndryshimin e Ligjit.

 

Shfuqizimi i krejt legjislacionit aktual dhe hartimi i një ligji të ri të kulturës, zëvendësimi i ligjit aktual të kinematografisë, rregullimi ligjor i sektorit muzeal dhe strategjia kombëtare për zhvillimin e kulturës janë objektivat e institucionit më të lartë kulturor në vend. Por MKRS-ja nuk ka ndonjë afat se kur do të arrihen këto. Bile, planet i kanë ndërruar brenda vitit. Përderisa, sipas Pakos legjislative të këtij viti, MKRS-ja është dashur që deri në fund të qershorit ta dorëzojë në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pёr kinematografinë, këtij institucioni javën e kaluar i është dhënë drita jeshile për ta nisur ndryshimin e Ligjit

Ministria e Kulturës është duke e çuar përpara reformën ligjore që synon organizim të ri administrativ në raport me institucionet kulture dhe mbështetjen për skenën e pavarur. Shfuqizimi i krejt legjislacionit aktual dhe hartimi i një ligji të ri të kulturës, zëvendësimi i Ligjit aktual të kinematografisë, rregullimi ligjor i sektorit muzeal dhe strategjia kombëtare për zhvillimin e kulturës janë objektivat e institucionit më të lartë kulturor në vend. Por MKRS-ja nuk ka ndonjë afat se kur do të arrihen këto. Bile, planet i kanë ndërruar brenda vitit. Përderisa, sipas Pakos legjislative të këtij viti, MKRS-ja është dashur që deri në fund të qershorit ta dorëzojë në Qeveri, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kinematografinë, këtij institucioni javën e kaluar i është dhënë drita jeshile për ta nisur ndryshimin e Ligjit.

Të mërkurën e javës së kaluar, Qeveria ka miratuar koncept-dokumentin për art dhe kulturë. Sipas ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, miratimi është bërë pas një procesi një-vjeçar të diskutimeve me komunitetin, hulumtimeve dhe analizave.