Kulturë

Memorialet në Kosovë pa kritere, muzeu i luftës vetëm premtim

Raporti “Memoralizimi, Roli dhe Rëndësia e tij në Ballafaqimin me të Kaluarën” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë është prezantuar në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë

Memorialet janë kushtimisht sinonim i përkujtimeve në vend. Ngritja e tyre është vazhdimësi e ballafaqimit me të kaluarën, porosi për të ardhmen. Por bazuar në publikimin e raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, memorialet karakterizohen me gjuhë të urrejtjes, të dhëna të pasakta dhe të mangëta.

 

Sipas raportit “Memoralizimi, Roli dhe Rëndësia e tij në Ballafaqimin me të Kaluarën”, është vlerësuar se praktika e momoralizimit përkufizohet me heroizmin e luftës së fundit, se mungon përkujtimi i duhur për viktimat civile dhe se vazhdon të jetë heroik ai për burrat. Po ashtu, del se memorialet karakterizohen me gjuhë të urrejtjes e të dhëna të pasakta. Ndërkaq është ritheksuar se Kosova ende nuk ka muze të luftës, i premtuar kaherë

Memorialet janë kushtimisht sinonim i përkujtimeve në vend. Ngritja e tyre është vazhdimësi e ballafaqimit me të kaluarën, porosi për të ardhmen. Por bazuar në publikimin e raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, memorialet karakterizohen me gjuhë të urrejtjes, të dhëna të pasakta dhe të mangëta.

Të martën kur u është prezantuar raporti “Memoralizimi, Roli dhe Rëndësia e tij në Ballafaqimin me të Kaluarën”, është vlerësuar se praktika e momoralizimit përkufizohet me heroizmin e luftës së fundit, se mungon përkujtimi i duhur për viktimat civile dhe se vazhdon të jetë heroik ai për burrat, ndërsa gratë shihen si viktima. Jo rastësisht raporti është publikuar të martën në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Është riktheksuar nevoja për një muze lufte si dokumentim i krimeve, që i mungon vendit për më shumë se dy dekada.