Kulturë

“Një amerikane në Kosovë” me përvojën e studiueses për “ekzotikët”

Në praninë e jo pak miqve të saj në Kosovë që e njohin kaherë, Janet Reineck, të enjten në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ka përuruar librin e saj, “Një amerikane në Kosovë”

Në verën e vitit 1980, pavarësisht paragjykimeve që kishte dëgjuar, nga Maqedonia do të hynte në Kosovë. E koha e kaluar në Ferizaj e rrethinë, bashkë me takimet që kishte edhe në Prishtinë në atë që ishte ansambli profesional i këngëve dhe valleve “Shota”, tash ansambël kombëtar, bënë që studiuesja e re të vendoste për të ardhmen e saj në profesion. Do të kthehej në Kaliforni, do të pajisej me bursë e t’ia mësynte Kosovës. Në vitet ’90 Reineck (68) do të vinte në Kosovë me mision humanitar. Krejt kujtimet e saj bashkë me detajet tejet ilustruese i ka përmbledhur në librin “Një amerikane në Kosovë”, që e ka rikthyer këtu

Në fund të viteve ’70, Janet Reineck qe studente e etnologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Interesimet e saj për kultura të ndryshme tejkalonin kufijtë e Shteteve Bashkuara të Amerikës. Thjesht, kontinenti i saj ishte i vogël për interesimin ambicioz për të studiuar kulturat e huaja. Do të bënte xhiro nëpër Evropën Juglindore. Fillimisht në disa prej shteteve më të kamura të ish-Jugosllavisë. Por Reineck nuk po binte në atë që kërkonte. Ende nuk e kishte bërë për vete ndonjë specifikë për të cilën do t’i përvilte mëngët për ta studiuar.

Gjatë udhëtimeve në ish-Jugosllavi, do të niste të shihte shqiptarë, që, siç ka përshkruar ajo, shisnin filigran në tregjet e rrugëve të Maqedonisë, xhelato në bregdetin kroat dhe misër të pjekur në cepat e rrugëve të Serbisë.