Kulturë

“Etno Fest” nis rrugëtimin e ri të shpërfaqjes së artit tradicional

Të shtunën, nëpërmjet një programi të pasur, Festivali ka qenë nikoqir i publikut të shumtë e po ashtu edhe udhëheqësve institucionalë. Deri më 9 shtator, Festivali do të jetë nikoqir i artistëve nga mbarë hapësirat shqiptare
 

Festivali i artit dhe kulturës tradicionale “Etno Fest” ka hapur dyert për të 12-n herë në fshatin Kukaj. Organizimi edhe sivjet ofron një mozaik të kulturës tradicionale dhe përtej saj. Me ekspozita, shfaqje, performanca e deri te mbrëmje muzikore, “Etno Fest” edhe sivjet e shndërron fshatin në periferi të Prishtinës në një vendtakim të artistëve dhe audiencave të ndryshme.

Te shtunën, nëpërmjet një programi të pasur Festivali ka qenë nikoqir i publikut të shumtë e po ashtu edhe udhëheqësve institucionalë. Deri më 9 shtator, Festivali do të jetë nikoqir i artistëve nga mbarë hapësirat shqiptare.