Kulturë

Shqipja në diasporë midis shkollave-shembull dhe injorimit nga shtetet

 “Java e Bibliotekës në Kosovë”, të mërkurën, në ditën e tretë është zhvendosur në Prizren
 

“Strategjia kombëtare e diasporës shqiptare”, ka qenë tema e sesionit të mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal në Prizren, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Bibliotekën Publike në Prizren. Mësimi i shqipes e shembulli i disa shkollave me traditë janë përmendur si shembuj bashkë me figurat e njohura të emancipimit kulturor e politik, por është nënvizuar mungesa e një strategjie konkrete për mësimin e shqipes

Janë disa shkolla joformale në diasporë, të cilat kanë edhe traditë, por për mësimin e shqipes nuk ka një strategji konkrete nga Kosova e Shqipëria, siç nuk ka as për diasporën shqiptare. Ndërkaq historia njeh figura të shquara të cilat kanë lënë gjurmë në emancipimin politik e kulturor që duhen çmuar e të merren si shembuj.

Këto çështje kanë qenë tema diskutimesh në “Javën e Bibliotekës në Kosovë”, e cila të mërkurën, në ditën e tretë, është zhvendosur në Prizren. “Strategjia kombëtare e diasporës shqiptare”, ka qenë tema e sesionit të mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal në Prizren, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Bibliotekën Publike në Prizren.