Kulturë

Ministria godet 11 projekte për 1.8 milionët e teatrit të operës

Më 28 prill të këtij viti Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka ndarë një pjesë të hapësirës prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve si lokacion për teatrin e operës dhe të baletit. Por në emër të atij që ndër vite quhej “Teatri i operës dhe baletit, dr. Ibrahim Rugova”, kanë shkuar huq mbi 1 milion euro, dhe është shembulli i dështimit tash e gati 13 vjet (Foto: Driton Paçarada)
 

Ekzekutivi ka miratuar të mërkurën kërkesën e Ministrisë së Kulturës për transfer mjetesh nga buxheti i saj. Me qëllim që të ndahen 1 milion e 824 mijë euro për teatrin e operës dhe baletit që tash ka vetëm lokacionin, paratë janë marrë nga 11 projektet në kulturë, rini e sport

Ministria e Kulturës ka vendosur ta rëndojë kuletën kur ka mbledhur paratë për projektin më të madh kapital të saj: teatrin e operës dhe baletit. Por për t’i bërë gati dy milionë euro për këtë projekt për të cilin ende s’ka nisur asnjë procedurë – pos ndarjes së hapësirës – është dashur që t’i sakrifikojë 11 projekte të tjera kapitale.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën ka kaluar kërkesa e Ministrisë së Kulturës për të bërë transferr dhe rialokime të mjeteve.