Kulturë

“Monade” në “Lumbardh”, premierë botërore me tregimin për Prizrenin

Të enjten, dy ditë para koncertit të Filharmonisë së Kosovës me premierën botërore të “Monade”, kompozitori i saj Robert Bisha, drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, dhe drejtori i fondacionit “Lumbardhi”, Ares Shporta, në konferencë për media kanë shpalosur detaje të veprës e të bashkëpunimit
 

Rrëfimin muzikor e hodhi në partitura, e titulloi “Monade” dhe me të i rikthehet qytetit ku e ka zanafillën kjo suitë për piano, orkestër, kor, solistë dhe multimedia. Në fakt kompozitori e poli-instrumentisti Robert Bisha rikthehet në epiqendër, në “Kino Lumbardhi” në Prizren, ku “Monade” e tij të shtunën do të jepet premierë botërore nga Filharmonia e Kosovës. Me këtë koncert, institucioni më i lartë muzikor hap zyrtarisht sezonin koncertal

Në pranverën e sivjetme do të vinte në Prizren në një rezidence disaditore. Do t’i kapte tingujt e qytetit, zhurmat, frymën, zërat e çdo gjë që do t’i hynte në punë për një rrëfim nëpërmjet muzikës dhe jo vetëm. Sebep qe procesi i hulumtimit dhe kompozimit, duke u njoftuar me historinë e Kino Lumbardhit dhe, siç shkruhet në prezantim, “rrethanat e ndryshueshme përgjatë 70 vjetëve të saj”. “Lumbardhi” u bë epiqendër në zbërthimin e historisë së qytetit.

Rrëfimin muzikor e hodhi në partitura, e titulloi “Monade” dhe me të i rikthehet qytetit ku e ka zanafillën kjo suitë për piano, orkestër, kor, solistë dhe multimedia.