Kulturë

Ministria në “vallen” e shkarkimeve lë “Shotën” pa drejtor

Gati asnjë institucion kulturor nuk është bërë me drejtor pa seri konkursesh, anulimesh, rishpalljesh e shkarkimesh. Disa nuk kanë udhëheqës tash e disa vjet, e “valles” së proceseve të gjata i është futur edhe “Shota”

Fahredin Spahija, Riza Bytyçi, Xhevdet Gashi, Visar Munishi dhe Taibe Selmani ishin duke u bërë gati për t’u takuar në mënyrë që ta çojnë përpara procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Në cilësinë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të institucionit, atyre u ishte caktuar ora 12:00 për t’u ulur dhe për ta rivlerësuar testin me shkrim të kandidatit Mehmed Xhemajli.

 

Në ditën kur i duhej të vazhdonte me rivlerësim të dy kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”, pesëshja e Këshillit Drejtues të “Shotës” është shkarkuar me vendim të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku. Vendimi ka bërë që të anulohet edhe procesi i zgjedhjes së drejtorit. Por, ky konkurs është anuluar pasi është zgjedhur drejtori dhe tashmë po trajtohen ankesat

Fahredin Spahija, Riza Bytyçi, Xhevdet Gashi, Visar Munishi dhe Taibe Selmani ishin duke u bërë gati për t’u takuar në mënyrë që ta çojnë përpara procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Në cilësinë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të institucionit, atyre u ishte caktuar ora 12:00 për t’u ulur dhe për ta rivlerësuar testin me shkrim të kandidatit Mehmed Xhemajli.

Por, në orën 08:51 të së hënës së kësaj jave do të pranojnë një shkresë elektronike nga Ministria e Kulturës. Bashkangjitur në këtë shkresë kishin vendimin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, se i kishte shkarkuar të gjithë nga pozita që mbanin. Në po atë shkresë elektronike u është bërë e ditur se rivlerësimi i testit i paraparë për atë ditë nuk do të bëhej.