Kulturë

“Nanë” rikthen dramën e viteve ’50, “Ditë e kuqe” luan në teatër

Skenë nga filmi “Nanë” dhe “Ditë e kuqe”

Dramën familjare me burgosje politike dhe pasojat prej saj, regjisorja Val Jashari e ka rikthyer në rrëfim filmik, duke rikthyer kohën në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Besim Ugzmajli, me “Ditë e kuqe” prek temë sociale dhe ngjarjen e zhvendos në teatër. Por teatri ka edhe një tjetër kuptim në filmin e tij

Filma që synojnë të mbajnë gjallë kujtimin për të kaluarën dhe të vënë në pah problemet e ndryshme shoqërore, kanë ardhur bashkë të premten, në “Kino Armatë”, në programin e filmave të shkurtër e të mesëm të “PriFestit”. Dy prej tyre kanë qenë produksione vendore: “Nanë” dhe “Ditë e kuqe”. Po aty janë shfaqur edhe “Vuja De” nga Franca dhe ai i metrazhit të mesëm, “Richter” nga Shqipëria.

Historia e vdekjes së nënës së gjyshit të saj ishte ajo që regjisoren Val Jashari e kishte motivuar për “Nanë”.