Kulturë

Flautistja shqiptare që përfaqësoi Jugosllavinë

Venera Mehmetagaj – Kajtazi ka mbajtur koncerte në disa vende të ndryshme, si në Beograd, Zagreb, Rovinj, Sarajevë, Novi-Sad, Dubrovnik, Gjermani, Spanjë, Slloveni, Turqi, Shqipëri, Maqedoni. Venera Mehmetagaj – Kajtazi ka përfaqësuar ish-Jugosllavinë në Festivalin Botëror për të Rinj në Havana të Kubës dhe në Kongresin Botëror të Muzikantëve të Rinj në Zagreb
 

Në paraqitjet e saj të rregullta si pjesë e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, loja e saj veçohet për elegancën e kompaktësinë në interpretim. Gjatë karrierës së saj ka zgjedhur një repertor veprash jo të lehta për flaut. Por me përkushtimin në studim e përvojën me emra të njohur ka bërë që ato të depërtojnë si tinguj të lehtë te publiku. Kur iu kthehet kujtimeve të lidhjes së saj me muzikën, e vlerëson si të pashmangshme, pasi që e ëma e saj, Sevime Gjinali, është kompozitorja e parë në Kosovë që ka kryer Akademinë e Muzikës në Beograd. Kjo, sipas Mehmetagaj-Kajtazit ia trasoi rrugën edhe asaj

Nga muzika nuk kishte si të ikte. E rrethuar me këtë art ngado, si fëmijë e ndiente se kjo fushë do ta përcillte gjithë jetën. Por iu deshën pak vjet eksplorim për të kuptuar se cili është instrumenti të cilit nuk do t’i ndahej. Venera Mehmetagaj – Kajtazi do të përcaktohej për flautin. E sot është një prej flautisteve më të dalluara në vend. Prapa ka një numër të madh prezantimesh me orkestrat më të njohura. Në paraqitjet e saj të rregullta si pjesë e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës loja e saj veçohet për elegancën e kompaktësinë në interpretim. Gjatë karrierës së saj ka zgjedhur një repertor veprash jo të lehta për flaut. Por me përkushtimin në studim e përvojën me emra të njohur ka bërë që ato të depërtojnë si tinguj të lehtë te publiku. Kur iu kthehet kujtimeve të lidhjes së saj për muzikën, e vlerëson si të pashmangshme, pasi që e ëma e saj, Sevime Gjinali, është kompozitorja e parë në Kosovë që ka kryer Akademinë e Muzikës në Beograd. Kjo, sipas Mehmetagaj-Kajtazit ia trasoi rrugën edhe asaj. Por në skenë për herë të parë si fëmijë nuk u ngjit si instrumentiste, por si balerinë me inkurajimin e tezës së saj.

“Ai kontaki im i parë me publikun ishte në moshën 5-6-vjeçare. Ende as në shkollë nuk kisha filluar”, ka rrëfyer fillet e saj Mehmetagaj-Kajtazi në emisionin “Pro X” të KTV-së. As ngjitja për herë të dytë në skenë e as e treta nuk do të ishin me flaut. Ky instrument, që iu bë pjesë e pandashme e me të cilin Mehmetagaj-Kajtazi do të udhëtonte në vende të ndryshme e më orkestrat më me nam, erdhi pas një eksplorimi muzikor në qytetin e saj të lindjes në Prizren. Për herë të dytë u ngjit në skenë për të kënduar një këngë të kompozuar nga nëna e saj, Sevime Gjinolli, dhe tjetra nga Musa Piperku. Që në fillim i kishte pëlqyer kontakti me publikun. Këtë kontakt pas disa vjetësh do ta vazhdonte me publikun e vendeve të ndryshme.