Kulturë

Muharrem Qena kujtohet si ikonë e këngës, teatrit e filmit

Që në tingujt e parë publiku e ka marrë vesh se për cilën këngë bëhet fjalë në ngjarjen kushtuar Muharrem Qenës. Njëjtë ka ndodhur edhe me “Kaçurrelja” dhe “A thua ma mirë pa dhimbje”, që Alban Nimani i ka kënduar njëzëri me të pranishmit

Hapësira e ish-strehimores e kthyer në qendër kulturore “Defy Them” të dielën mbrëma është mbushur e tëra për të kujtuar me këngë artistin ikonik Muharrem Qena. Kryeveprat si “Oj Hanë” kanë bërë një publikun që të këndojë njëzëri. Ishte 25 shtatori i vitit 2006 kur vdiq artisti i skenës së teatrit, filmit dhe këngës argëtuese. Si aktor, regjisor, tekstshkrues e këngëtar ka lënë gjurmë me individualitetin e tij të pazakontë. 16 vjet pas, në Prishtinë janë interpretuar këngët e tij

Figura shumëdimensionale artistike e Muharrem Qenës është kujtuar në 16-vjetorin e vdekjes. Mbrëmja përkujtimore për aktorin, regjisorin, dramaturgun, këngëtarin e tekstshkruesin Qena ka sjellë në interpretim këngët e tij, ku njëzëri me interpretuesit kanë kënduar edhe të pranishmit në qendrën “Defy Them” në Prishtinë. Një pjesë e trashëgimisë së Qenës është përtërirë edhe njëherë tjetër të dielën si trashëgimi e pasur e skenës kulturore në vend.

Hapësira e ish-strehimores e kthyer në qendër kulturore “Defy Them” të dielën mbrëma është mbushur në gjithë hapësirën e mundshme për të kujtuar me këngë artistin ikonik Muharrem Qena. Kryeveprat si “Mallëngjimi” kanë bërë një publikun, që ka kënduar njëzëri me këngëtarin Florent Abrashi.